Policia e Kosovës në Suharekë ka ekzekutuar një urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, duke arrestuar të dënuarin S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc.
Urdhri parashihte lokalizimin dhe dërgimin e tij në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burg.
Sipas njoftimit, S.S. është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Zbatimi i urdhrit u realizua nga patrulla e Stacionit Policor në Suharekë“.


