Zyrtari i LSDM-së, Goran Sugarevski, në paraqitjen e tij te emisioni “Samo Vistina”, ka renditur disa shembuj, të cilët, thotë ai, tregojnë hipokrizinë e VMRO-DPMNE-së.
– VMRO-DPMNE tha se nuk e kanë problem përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë dhe mua më kujtohen ato deklarata. Ata mendojnë se populli e ka kujtesën jo të mirë. Atëherë për tetë vite u përgjuan masivisht deputetë dhe qytetarë dhe tani thonë se u shkelën të drejtat e njeriut. Së treti, tani po zhvillohet një debat për buxhetin. Shikoni hipokrizinë, përmes amendamenteve në Kuvend kërkojnë uljen e akcizave dhe taksave, dhe nga ana tjetër, në nivel lokal ku është në pushtet VMRO-DPMNE, për të njëjtat gjëra, pra tarifat komunale dhe parkingjet shtrenjtohen në vazhdimësi. Ata madje kërkojnë që qeveria qendrore të paguajë faturat e tyre, tha Sugarevski.
Lidhur me njoftimet e opozitës se kinse mund të ndryshojnë marrëveshjet tashmë të nënshkruara, ai tha:
– As ata dhe as e “Levica” nuk mund ta bëjnë këtë. VMRO-DPMNE në vitet e 90-ta shpalli anulimin e marrëveshjes së përkohshme, pastaj anulimin e organizimit territorial, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Frontex-in, e cila ishte shembull i pastër, se si është nënshkruar në gjuhën maqedonase, tha Sugarevski.