Thirrja për ndarje të mbështetjes financiare për kompanitë ajrore për destinacione të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, që u publikua sot, nuk i përket ndihmës shtetëror, por është subvencionim, konsideron ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
“Nuk bëhet fjalë për ndihmë shtetërore, por për subvencionim. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve iu drejtua Komisionit për mbrojtje dhe konkurrencë prej ku kemi marrë përgjigje të qartë dhe precize, i cili është drejtuar edhe deri te Komisioni Evropian se bëhet fjalë për subvencionim”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën është prezantuar thirrja e re.
I pyetur nëse spallja e thirrjes dhe ndikimi i tij në konkurrencë tërhiqet nga kritikat që i ka drejtuar LSDM-ja qeveritare derisa ishte opozitë, Sugareski theksoi se akuzat kanë qenë në pjesën e transparencës dhe se atëherë kanë kërkuar informacion sa mjete ndan shteti.
Siç shtoi, ndarja e mjeteve të subvencionuara konsiderohet se do të sigurojë benefit për qytetarët, konform parashikimeve në programin zgjedhor të LSDM-së dhe në programin qeveritar.
I pyetur pse me paratë e shtetit i ndan për subvencione, mbi atë batë nuk formohet transportues ajror nacional, Sugareski referoi në analizat e bëra që tregojnë se kjo nuk mund të bëhet për shkak të mospasjes së levërdisë.
Kompania që do të zgjidhet me thirrjen e re në tre vitet e ardhshme do të marrë mbështetje financiare prej pesë milionë euro. Për këtë vit tashmë janë siguruar 49,7 milionë denarë ndërsa për vitin 2019 dhe 2020, janë planifikuar nga 104,2 milionë euro, ndërsa për vitin 2021 54,2 milionë denarë.
Në pesë muajt e parë të këtij viti përmes Aeroportit ndërkombëtar Shkupi dhe aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër janë transportuar 784.000 udhëtarë, ndërsa për 30 për qind më shumë zbatuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me 6.845 fluturime të realizuara, gjegjësisht rritje për 17 për qind.