Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 13 kilometrave është prioritet kulmor për Qeverinë dhe për momentin bëhet riprojektim i dokumentacionit tanimë të përpunuar projektues me qëllim që të largohen parregullsitë dhe para fundit të vitit të ardhshëm të fillojë ndërtimi, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
“Në vitin 2016 është nënshkruar marrëveshje për riprojektimin e autostradës, por që të mos na ndodhë ajo që ka ndodhur me pjesët e tjera të autostradave, kemi vendosur t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe t’i mënjanojmë mangësitë të cilat eventualisht do të paraqiten në ndërtim. Prandaj morëm rreth një milionë euro me të cilat duhet të bëhet riprojektim që të shmangen të gjitha lëshimet të cilat i ka në dokumentacionin projektues”, tha Sugareski duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Rexhep Memedi nga Lëvizja BESA, të vendosur në seancën e sotme të Kuvendit të dedikuar në
pyetjet e deputetëve.
Ai theksoi se është paraparë njoftim në trasën e pjesës së autostradave në pjesën e zonave industriale dhe varrezat e reja që duhet të bëhen.
Riprojektimi në dokumentacion, theksoi, duhet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm që më pas të shpallet furnizim publik që do të përfundojë në afat të përshtatshëm dhe në fund të vitit 2018 të fillojë ndërtimi i autostradës dhe të ndërtohet me dinamikë të përforcuar.