Qeveria sot në seancë do të debatojë për informacionin në lidhje me nevojën për sjelljen e programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për ndarjen e mbështetjes financiare për nxitje dhe zhvillim të komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë të transportuesve vendorë dhe të huaj për periudhën nga viti 2018-2020. Njëherit, në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, duhet të shqyrtohet edhe dispozita për mënyrën, kriteret më të afërta për ndarjen e ndihmës financiare të transportuesve ajrorë vendorë dhe atyre të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm i cili duhet të dorëzohet nga shfrytëzuesit e mbështetjes financiare.
“Në seancën e 69-të të Qeverisë së RM-së do të shqyrtohet edhe raporti i veçantë i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për keqpërdorimet e mundshme të mjeteve buxhetore, fondet publike dhe mjetet e ndërmarrjes publike dhe personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror për periudhën e zgjedhjeve – zgjedhje të parakohshme parlamentare të vitit 2016, që vjen si propozim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, paralajmëron shërbimi qeveritar për media. Në propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ndërkaq, do të shqyrtohet informacioni në lidhje me statusin e realizimit të marrëveshjeve për koncesion për ujë, për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla të arritura me Ministrinë.
Në seancë duhet të shqyrtohet edhe informacioni nga nevoja për zbatimin e furnizimit publik shumëvjeçar për përzgjedhjen e shtëpisë së pavarur revizore, për nevojat e projektit “Rehabilitim në pjesën lindore të vijës hekurudhore të korridorit 8, faza 1 – rruga Kumanovë – Belakovc”, si dhe për furnizim publik për përzgjedhjen e shtëpisë së pavarur revizore për nevojat e projektit “Përmirësim i vijës hekurudhore Korridori 10”, të financuara përmes huave nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në rend dite të Raportit vjetor për zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, informacioni për marrëveshjen midis Ministrisë së Arsimit dhe punësimit të Maltës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë për njohje të përbashkët të shkallëve të arsimit të lartë, diplomave dhe certifikatave. Propozim-programi për ndryshim të programit për parandalim të sëmundjeve kardiovaskulare në RM për vitin 2018.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në inspektim të ministrave në Qeveri i dorëzoi edhe raportet vjetore për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017 dhe për punën e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele për vitin 2017. Në seancën qeveritare do të shqyrtohet edhe informacioni për realizimin e kredive dhe projekteve nga BERZH-i me gantogram dhe dinamikë të realizimit dhe për aspektet teknike dhe financiare të implementimit të projekteve të SHA MEPSO, si dhe raporti për punën e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale për periudhën nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017.