Nga rishikimi i buxhetit të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 50 milionë denarë për subvencionimin e tri masave të propozuara nga Ministria e Ekonomisë, për kursim të energjisë elektrike dhe të përdorimit të energjisë diellore. Siç bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, masa e parë ka të bëjë me përdorimin e shporetëve me peleta, për të cilën janë ndarë 14 milionë denarë, masa e dytë për kolektorët solarë, për të cilën janë ndarë 6 milion denarë dhe për masëm e tretë që ka të bëjë me dritaret me PVC, janë ndarë mjetete më të shumta për shkak të interesit më të madh, 30 milion denarë.
Kreshnik Bekteshi, minstër i Ekonomisë
“Sa i përket masës së parë e cila parasheh subvencionimin e shporeteve me peleta, dua të njoftoj qytetarët që kjo masë është shumë e shfrytëzuar nga qytetarët dhe nga 645 aplikantë, ne si Ministri e Ekonomisë kemi subvencionuar 433 amvisëri. Për masën e dytë, e cila ka të bëjë me kolekorët solarë, për momentin që flasim, kemi 925 aplikime dhe për këtë masë do të ndahen 6 milion denarë. Njëkohësisht për masën e tretë, e cila ka të bëjë me ndërrimin e dritareve, apo instalimin e dritareve PVC, apo të aluminit, në si ministri kemi 1400 aplikime dhe parashohim që këtë masë të subvencionohen mbi 1000 amvisëri”
Për shkak të interesimit shumë për madh për përdorimin e këtyre masave nga ana e qytetarëve dhe të amvisërive, ministri Bekteshi njoftoi se në rishikimin e buxhetit për vitin 2018 do të kërkojnë rritje të mjeteve buxhetore për këto masa.
Kreshnik Bekteshi, minstër i Ekonomisë
“Ne duam që t’i motivojmë qytetarët që t’i përdorin kësilloj masash, përshkak se Minsitria e Ekonomisë që nga ky moment do të jetë në komunikim me Ministrinë e Financave, por edhe me qeverinë e RM-së, që në rebalansin e parë për vitin 2018, ne të rrisim mjetet për këto masa”.
Ministri Bekteshi u shpreh se qëllimi i stimulimit të zbatimit të këtyre masave është që të ndihmojnë familjet të kenë mundësi që të kursejnë nga buxhetet e tyre sa i përket energjisë elektrike si dhe të kenë efikasitet më të lartë energjetik në shtëpitë e tyre. Emine Ismaili /SHENJA/
https://youtu.be/4P-feVzs9sQ