Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, ka mirëpritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja.
Të dy bashkëbiseduan për mundësi konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes Komunës së Çashkës dhe institucioneve të Kosovës, me fokus të veçantë në zhvillimin lokal, arsimin dhe kulturën. Kryetari Shaqiri e informoi Ambasadorin Qehaja për prioritetet dhe nevojat e komunës, ndërsa diplomati kosovar shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma që forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkomunitar.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt projekteve të përbashkëta që synojnë zhvillimin dhe afrimimin e komuniteteve në të dyja anët e kufirit.




