Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” falënderoi të gjithë qytetarët, me theks të veçantë shqiptarët dhe komunitetin turk, për mbështetjen gjatë fushatës së tij.
“Por i gjithë fokusi që ishte në komunën e Çashkës, ta them kështu, jo si Suat apo si protagonist vetëm unë, por njëherë mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë shqiptarëve dhe pjesën e etniteti turk të cilët u bashkuan rreth qëllimit, rreth asaj që unë e propozova që komuna të na takojë neve, erdh çështja e kandidimit në kuadër të AKI-t dhe filluam fushatën gjithpërfshirëse dhe nje fushatë, dhe i dhamë një theks të veçantë multietnicitetit, për të gjithë qytetarët e komunë së Çashkës”, deklaroi Shaqiri.
Shaqiri nënvizoi se fokusi i tij ka qenë një bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe multietnik, duke përfshirë të gjitha komunitetet e komunës dhe duke promovuar unitetin lokal. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kandidimit të tij në kuadër të AKI-së si një hap për zhvillimin e komunës. /SHENJA/


