Kryetari në ardhje i Çashkës, Suat Shaqiri tha se meritën për këtë fitore historike e kanë popullata e cila kësaj radhe u bashkua për të zhbërë padrejtësitë shekullore, raporton SHENJA.
Tha se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve dhe nuk do të bëj dallime, premtoi se do të angazhohet njëjtë, edhe për popullatën pakicë në këtë komunë.
“Prandaj ne u bashkuam që të arrijmë qëllimin atë që ndoshta është e vonuar por kësaj radhe është e merituar, do të jemi zëri i gjithë qytetarëve kjo do të jetë e rëndësishme, pa anime, pa diskriminime”, deklaroi Shaqiri.
Tha se pasi ta marr detyrën do të përgatis projekte dhe do të bëjë punë por tha edhe do të jetë insistues dhe do të kërkojë nga institucionet mjete për Çashkën.
“Nuk mund të garantoj paraprakisht, por një gjë garantoj do të trokas derë më derë organet dhe institucionet kompetente që Çashka dhe banorët e Çashkës ti shfrytëzojnë të gjitha elementet kryesore që i duhet një populli”, tha Shaqiri. /SHENJA/
Data 15.10.2026
Aktuale
- Zjarr në një trafoctacion në Likovë, u dëmtua edhe një veturë e parkuar
- Shqipëria në revoltë studentore/ Forumi i Dialogut Politik del me deklaratë: Të formohet një Qeveri tranzitore me afat 12 mujor, për përgatitjen e zgjedhjeve të lira
- Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin
- Wikoff paralajmëron për ripozicionimin e trupave të NATO-s në Kosovë
- Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në
- Rama: Protestat dhe shkatërrimi i Kolegjit të Europës, një provokim për Shqipërinë
- Protesta në Tiranë: Bahtiri akuzon Ramën për dhunë ndaj studentëve
- Parashikimi i motit



