U deshën vetëm dy orë shi i rrëmbyer që të shkatërrohej gjithë ambienti i ndërtuar për panairin e librit në Ulqin. Mijëra libra u dëmtuan. Me gjithë përpjekjet e botuesve për t’i shpëtuar ata, ishte e pamundur për shkak se tendat u zbuluan nga era e fortë ndërsa kapriatat metalike u dëmtuan në masë. Uji që vërshonte shkoi në mbi 50 cm duke e bërë edhe më të vështirë kalimin në të gjithë aksin rrugor ku shtriheshin stendat e panairit.
Botuesit kanë pritur në shi me orë të tëra për të marrë ndihmë nga organizatorët, por as këtë shërbim nuk e morën. Hyrja në terrenin e dëmtuar kishte edhe rrezikun e shkarkimit të energjisë elektrike (improvizuar për ndriçimin e panairit), pasi gjithë rrjeti ishte në kontakt me ujin. Botuesit i bënë apel për zhdëmtim të dëmit komunës së Ulqinit si organizatore e këtij eventi./Almakos