Programe studimore të studimeve ndërkombëtare postdiplomike për specializim, të magjistraturës dhe doktoratës, në fusha të ndryshme në vitin akademik 2018/2019
nga tetori në Shkup mundëson Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD-European Center For Peace And Development) e Universitetit për paqe i themeluar nga Kombet e Bashkuara. Viti akademik fillon më 28 tetor të vitit 2018, ndërsa mësimin në programet ndërkombëtare do ta kryejnë profesorë të shquar dhe ekspertë nga SHBA-ja, Japonia dhe nga shumë vende evropiane. Programet studimore ofrojnë njohuri bashkëkohore, shkathtësi dhe përvoja, si dhe diplomë të Universitetit për paqe, të themeluar nga Kombet e Bashkuara, i pranuar ndërkombëtarisht dhe valid në të gjitha vendet anëtare të KB-së duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë.
“Mësimi do të mbahet në Shkup. Programet janë të inspiruara nga standardet më të larta të arritjeve ndërkombëtare, njohuritë dhe përvojat akademike”, kumtoi Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim dhe shton se gëzon liri të tërësishme akademike të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të saj, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen e lëndëve dhe metodave të hulumtimit me qëllim të paqes dhe transferit të njohurive dhe zhvillimit. Në dispozicion janë studimet postdiplomike, për specializim, të magjistraturës dhe doktoraturës për Diplomacinë Ekonomike, të Drejtën e BE-së dhe të Drejtën ndërkombëtare afariste, Financat ndërkombëtare dhe veprimi bankar, Shkolla globale për shëndetësi, Siguria kombëtare, Studimet paqësore, të drejtat e njeriut dhe siguria, Studimet e Romologjisë, Zhvillimi i resurseve njerëzore; Zhvillimi i resurseve natyrore, Zhvillimi social dhe ekonomik, Zhvillimi teknologjik dhe shkencor, Zhvillimi i përmbajtur, Zhvillimi kulturor, Strategjik, Financiar, Projektues, Shëndetësor, Sportiv,
Menaxhimi Urban dhe Ekologjik, Menaxhimi prodhues dhe menaxhimi me cilësinë, Menaxhimi i katastrofave natyrore dhe situatat e jashtëzakonshme, MBA studimet, Bashkëpunimi dhe zhvillimi ndërkombëtar.
Mes aktiviteteve janë edhe projektet dhe studimet hulumtuese të rëndësishme për paqen dhe zhvillimin, takime shkencore, simpoziume, konferenca kurse dhe seminare, shpallje të revistave periodike, libra dhe punë nga takimet shkencore, studime dhe punë të tjera shkencore, kontribuon për paqe, mirëkuptim, bashkëpunim, pajtim kombëtar dhe ndëretnik, tolerancë fetare, zgjidhje të konflikteve dhe siguri.
Kandidatët e interesuar për më shumë detaje mund të informohen në ueb faqet: www.ecpd.org.rs dhe www.ecpdorg.net, në ECPD Institutin rajonal për studime zhvillimore në rr. “Naum Numovski Borçe” 50/2-16 1000 Shkup, në emailin; [email protected] dhe në numrat e telefonit: 02 6090 290 dhe
071 908 630.
Data 08.06.2025
Aktuale
- E diela për plazh, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat deri në 38 gradë Celsius
- Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi