Lorena Beadini me prejardhje nga Tetova ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por dashurinë ndaj vendlindjes, traditave dhe kulturës shqiptare e ka kultivuar pa ndërpre.
Në solemnitetin e organizuar me rastin e festave të Nëntorit në Xhaminë Will në Zvicër, Lorena ka interpretuar himnin kombëtar, kurse më pas edhe megahitin “Mora Fjalë” te këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, por paksa të përpunuar ne krahasim me origjinalin.