Presidenti nuk është institucioni të cilit po i drejtohemi, presidenti nuk është institucioni që duhet të përfaqësojë dokumentacioni që është publikuar deri më tani – këtë duhet ta bëjë dikush nga prokuroria publike që merret me këtë, e që është Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad, tha sot Relja Jarkovaçki, student në Fakultetin Juridik në Beograd.
Ai tha për TV Insajder se “dikush nga prokurorët në fjalë është dashur të dalë dhe të flasë për dokumentacionin që është publikuar”.
“Presidenti si institucion, sipas kompetencave kushtetuese që i janë caktuar, nuk është i thirrur për ta bërë këtë dhe ne nuk po i drejtohemi atij si institucion. Ai ftoi rektoratin e universitetit tonë që të bisedojë me ta për bllokadat tona dhe me sa kuptoj unë i ftoi konkretisht për bisedë, jo që ata të ndërmjetësojnë mes tyre si pushtetar dhe neve si studentë”, tha Jarkovaçki në një intervistë për Insajderin, duke renditur në mënyrë taksative kompetencat kushtetuese të Presidentit të Serbisë.
Jarkovaçki tha se studentët e Fakultetit Juridik në Beograd mbështesin vendimin e Rektoratit të Universitetit të Beogradit për mos pranim për bisedë me Presidentin e Serbisë.
Duke komentuar faktin se presidenti i Serbisë në bisedime ka ftuar vetëm UB-( universitetet e Beogradit) dhe jo përfaqësuesit e katër universiteteve të tjera shtetërore në Serbi, Jarkovaçki tha se të gjitha universitetet dhe fakultetet që janë të bllokuara janë të një rëndësie të njëjtë.
“Ne jemi të gjithë të barabartë si studentë, marrim vendime të përbashkëta dhe përpiqemi të koordinohemi sa më shumë për aksionet dhe protestat tona. Ju mund ta shihni këtë tani në Novi Sad. Ne mbështesim njëri tjetrin dhe ju do të mund ta shihni këtë në Kragujevac për Sretenje,” tha Jarkovački, sipas FoNet.
Ai mohoi pretendimet e mëparshme të autoriteteve se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur.
“Nuk është publikuar i gjithë dokumentacioni kryesor, nuk ka nisur asnjë procedim ndaj të gjithë personave që kanë sulmuar studentët. Disa kolegë po mbrohen liri, por procedurat ndaj tyre nuk janë pezulluar”, tha Jarkovački.
Ai deklaroi se kërkesat e studentëve janë të disponueshme në rrjetet sociale.
“Kjo është lista e personave të cilët pasi kanë sulmuar kolegët e Fakultetit të Arteve Dramatike, kanë sulmuar edhe studentët, i kanë goditur me vetura, i kanë sulmuar gjatë ceremonive përkujtimore pesëmbëdhjetë minutëshe dhe kanë sulmuar studentët në disa vende të ndryshme ndaj të cilëve ende nuk ka filluar procedura”, tha Jarkovaçki.
Ai vlerësoi se në Serbi nuk ka atmosferë për bisedë dhe dialog konstruktiv, as mirëbesim nga ana tjetër që do të ishte i nevojshëm për këtë.
“Sot përmes mediave të ndryshme janë në shënjestër studentët dhe familjet e tyre”. Targetimi nuk është ndalur”, theksoi Jarkovački.