Një grup studentësh nga Fakulteti Pedagogjik dhe Fakulteti Filozofik qëndruan për vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese Tetovë – Vollkovi, në të cilin ekzekutohet masa edukuese Dërgim në shtëpi edukuese-përmirësuese për fëmijët e gjinisë mashkullore të cilët kanë rënë ndesh me ligjin.
Studentët e programeve studimore Pedagogji profesionale nga Fakulteti Pedagogjik dhe programi studimor Punë sociale dhe mbrojtje sociale nga Fakulteti Filozofik, gjatë vizitës në këtë shtëpi patën mundësi që për së afërmi të njihen me trajtimin, kushtet e institucionit dhe aktivitetet e ndryshme në të cilat marrin pjesë fëmijët dhe ekipi profesional, të cilat kanë për qëllim risocializimin, riedukimin dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve, siç janë: punëtoritë grupore dhe individuale, të cilat kanë natyrë psikologjike për përvetësim dhe zhvillim të shprehive pozitive, të veçorive vlerësuese; kurse për aftësim në profesione të caktuara, të cilat ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të ndryshme, dhe shumë alternativa të tjera, me të cilat në mënyrë kreative e plotësojnë kohën e lirë me aktivitete kulturore, argëtuese dhe sportive. Këto angazhime i ndihmojnë fëmijët të përgatiten për tregun e punës jashtë institucionit dhe për integrim në shoqëri.
Studentët tanë, të shoqëruar nga Prof. Dr. Besa Havziu dhe Mr. Sc. Nazmije Shaqiri u pritën nga drejtori Daniel Antoski dhe ekipi i tij, në mesin e të cilëve psikologë, pedagogë, punëtorë socialë dhe të punësuarit e tjerë, të cilët i njoftuan studentët për aktivitetet e sipërpërmendura.
Me përfundimin e kësaj vizite, drejtuesit e entit Shtëpia edukuese-përmirësuese u dakorduan me studentët dhe profesorët e tyre që bashkëpunimin ta vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që nga këto vizita të fitojnë njohuri praktike rreth rolit të pedagogut dhe punëtorit social në risocializimin e fëmijëve.
Data 15.06.2025
Aktuale
- Aksident pranë fshatit Çiflig në Korçë, të paktën një i plagosur! Zbardhen detajet e para
- “E godiste edhe kur ra përtokë” – Dëshmia tronditëse për vrasjen e Gentiana Hudhrës në Itali nga ish-bashkëshorti: Ajo ishte e pafuqishme
- Një e dielë për t’u shijuar me familjen në plazh, ja si parashikohet moti për ditën e sotme në të gjithë territorin
- Mediat izraelite: Breshëri raketash në Izraelin verior, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur
- Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!
- Stoillkoviq në ambasadën ruse, reagon Ademi: Avokati i Moskës brenda qeverisë!
- Në tremujorin e parë janë regjistruar 5717 blerje dhe 2327 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme
- Linjat e autobusit në Shkup-thesi i boksit i Danella Arsovskës