Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, të udhëhequr nga prodekania për arsim, Doc. Dr. Vjollca Hasani Limani, Doc. Dr. Elsana Aqifi dhe profesori Arben Halili, realizuan vizitë studimore në Kompaninë “Vezë Sharri” në Tetovë, ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Abdulezel Dogani.
Fillimisht, përfaqësuesi i kompanisë i njoftoi studentët me historikun e kompanisë, hapat e zhvillimit dhe zgjerimit të biznesit, deri te linjat e reja të prodhimit të bioenergjisë. Pastaj, ai foli edhe për procesin e zgjerimit të kompanisë, i cili ka ardhur si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme për të tejkaluar sfidat që u janë paraqitur në biznes.
Studentët së bashku me profesorët e tyre, gjatë kësaj vizite patën mundësi që për së afërmi të njihen edhe me pjesën praktike të bërjes së biznesit, krahas njohurive teorike të realizuara gjatë orëve mësimore. Bashkëpunimi i ndërsjellë institucional i Universitetit të Tetovës me përfaqësuesit e sektorit të biznesit, ka për qëllim që studentëve t’u mundësojë njohuri reale dhe të kapshme, gjë që më së miri do t’i përgatisë për tregun e punës në të ardhmen.
Data 08.06.2025
Aktuale
- Shqipëria përvëlohet nga i nxehti, ja sa do shënojë termometri nesër
- Mickoski: As BDI dhe as LSDM nuk kanë kapacitet për të realizuar reforma, do luftojmë krimin dhe korrupsionin
- Aksident në Lushnjë, automjeti përplaset me motorin! Zbardhen detajet e para
- (VIDEO) Deputetët nesër diskutojnë për ministrin e ri të shëndetësisë
- Eurospekticizmi në Maqedoni, Krzhallovski: Një pjesë e fajit i takon BE-së
- Përfshihen nga flakët dy baraka në lagjen e komunitetit rom, zbardhen detajet e para! Ja shkaqet e zjarrit që dyshohen
- Ndalimi i përkohshëm i tregtimit të mishit në Shkodër, blegtorët pakënaqësi: Sëmundjet tek kafshët nuk janë një fenomen i ri, po penalizohemi me të padrejtë
- Fluks i lartë turistësh në bregdetin e Shëngjinit, trafik i rënduar në segmentin rrugor drejt Milotit