Nën moton “dhjetra ngjyra qindra kultura, bota është më e madhe se 5” për të katërtën herë me radhë u organizua projekti për tolerancë dhe bashkëjetesë mes etnive, feve dhe racave të ndryshme, i inicuar nga Federata e Shoqatave të Studentëve Mbarkombëtarë -UDEF me mbështetje të shoqatave që veprojnë në Maqedoni, Vizion -M dhe Kopru. Ky aktivitet bartë në vete socializimin e studentëve duke shfaqur pjesë nga kultura dhe tradita e tyre. Ismail Berisha nga Vizion -M tha se ky është një aktivitet me shumë vlerë që nxit marrëdhëniet e mira te të rinjtë duke mos bërë dallime etnike.
”Sot jemi sërisht këtu si herave të kaluara për të shfaqur kulturën, gjuhën e studentëve ndërkombëtarë që studiojnë në Maqedoni.Takimi studentorë ndërkombëtarë tregon se si dallimet në mes studentëve që studiojnë në Maqedoni nga treva të ndryshme Ballkanit mund të shëndrohen në vlera kulturore”, deklaroi Berisha.
Memet Arif nga Kopru potencoi faktin që të rinjve nuk duhet tu pengojë diversiteti, madje shtoi se thesari i kësaj qëndron në bashkëpunimin e të gjitha etnive pa asnjë dallim.
”Diversitetet nuk duhet të jenë shkak për ndarjen në shoqëri , përkundrazi, ato shfaqin pasuri dhe shpresojmë që niveli i bashkëpunimit në këtë drejtim të rritet edhe më tutje në tëardhmen”, tha Arif.
Aktiviteti u përkrah nga studentë dhe qytetarë të shumtë të cilët pëlqyen iniciativën për të jetuar të bashkuar duke ndarë gjithçka mes vete.
Hava Tahiri /SHENJA/