04 July
Katër ditë mësim, një ditë praktikë. E pamjaftueshme për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Goce Stojçevski Ambarçe” nga Tetova, por ky është qëndrimi i pronarit të mullirit, Ramadan Vejseli i cili i trajnon nxënësit.
Pjesa dërmuese e studentëve edhe pse marrin diploma, nuk përfitojnë njohuri me të cilat do të jenë konkurrent në tregun e punës.
Në përgjithësi, kur shkojmë në fakultet, kur dikush thotë ja isha në praktikë, me të vërtetë praktika është pro-formë dhe për studentët që kanë qenë në praktikë nuk dimë saktë sa ka pasur proces përparimi ku studenti mund të shkruaj në ditar se çfarë saktë ka bërë në praktikë së bashku me mentorin e tij – u shpreh Dea Zdravkovska, studente.
Disa nga kompanitë private që i pyeti “360 gradë” konsiderojnë se studentët nuk janë të gatshëm që të kalojnë nga jeta akademike në jetën reale. Për ta është e pakuptimtë juristë të diplomuar asnjëherë të mos shkojnë në gjykatë ndërsa ekonomistët të mos dinë të llogaritin TVSH-në. Nga kabineti i ministres së arsimit, Renata Deskoska konfirmojnë se problemi me mësimin praktik do të zgjidhet me ndryshime në programet mësimore.
Alsat -M

