Studentë nga Kosova kanë ardhur në Shkup për të përkrahur kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme.
Studentët nga Kosova thanë se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme dhe protesta e qytetëruar.
“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vet, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Ne jemi për të treguar se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”.


