27 March
Në oborrin e Shkollës fillore “Josip Broz Tito” në Strugë, ende funksionon ferma për raca të ndryshme të qenve mes të cilëve edhe Pitbullë dhe Rotvajlerë. Edhe pas dy muajve pasi ALsat M informoi për këtë problem, ende nuk ka reagime nga institucionet. Prindërit thonë se janë të gatshëm edhe për hapa më radikal. Ata me anë të shkresës kanë kërkuar nga institucionet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura.
Kërkesat ishin që të mbrohen të drejtat e fëmijëve, përkatësisht fëmijët të jenë të lirë në oborrin e shkollës. Kjo ishte me qëllim që edhe njëherë të alarmohen institucionet e sistemit që ta bëjnë punën e tyre. Me shkresën janë njoftuar këshilli dhe drejtoria e shkollës si dhe komuna dhe institucione tjera – tha Anas Veljanoski, kryetar i Këshillit të prindërve.
Jemi të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tonë pasi në oborrin e shkollës ka qen, pavarësisht asaj se a janë rritur aty apo qentë vijnë nga diku tjetër. Shpresojmë se do të zgjidhet problemi për të gjithë edhe për rritësin. Ne kërkojmë që në oborrin e shkollës të mos ketë qen, ndërsa ai ku do i rritë ato, ka institucione që do tregojnë se ku mund të rriten dhe ruhen ato – u shpreh Mirko Ukoski, një nga prindërit e nxënësve.
Nga komuna e Strugës thonë se shumë shpejtë do të gjendet zgjidhje për këtë problem.
Në këtë fermë pronari rrit shtatë qen. Ai pohon se ata nuk janë të rrezikshëm për nxënësit dhe se oborri i shkollës është pronë e tij. Pjesa ku janë vendosur qentë tashmë i është kthyer, ndërsa për pjesën tjetër ai ka dorëzuar ankesë në gjykatën e Strasburgut.
Nxënësit me të cilët biseduam thanë se nuk ndjehen të sigurt dhe se në oborrin e shkollës ku mbahen edhe orët e edukatës fizike vazhdimisht kundërmon erë e keqe. Nga drejtoria e shkollës thonë se e gjithë kjo është reflektuar edhe në procesin edukativo arsimor.
Miki Trajnkovski

