Alsat 2019-08-13T14:44:13+02:00
Në Strugë numri i ndërtimeve pa leje është shumë i vogël, thuajse nuk ka asnjë ndërtim të fortë që është pa leje, pohojnë për Alsat autoritetet lokale, sipas të cilëve ndërtesat që janë ndërtuar në plazhet e Strugës nuk janë në kompetencë të tyre, por Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Por, ambientalistët dyshojnë se në zonën e Strugës nuk ka ndërtesa pa leje. Ata thonë se gjithçka duhet të bëhet për të ruajtur statusin e rajonit të mbrojtur nga UNESCO.
Padyshim edhe komuna e Strugës, sikur edhe Liqeni i Ohrit është një tërësi e pandashme. Liqeni i Ohrit shihet si një monument i natyrës, kështu që problemi i ndërtimeve pa leje në Strugë nuk është më ndryshe nga ai në Ohër – u shpreh Gjoko Zoroski, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.
Për dallim nga Ohri, ku para dy muajsh ishte përgatitur regjistri i objekteve të ndërtuara ilegale, në Strugë kjo do të bëhet tani. Në seancën e Këshillit të komunës, të caktuar për të mërkurën do të votohet për moratorium për ndërtimet dhe ndalesë kohore për miratimin dhe zbatimin e planeve urbanistike .
UNESKO sërish nuk do të lëshoj pe pasi ky është paralajmërim i madh për rajonin tonë, që duhet të merret seriozisht. Kompetentët tani duhet të jenë të mençur në zbatimin e rekomandimeve – tha Gjoko Zoroski, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.
Me vendimet dhe planin e veprimit parashikohet edhe përgatitja e regjistrimit të hollësishëm të ndërtimeve ekzistuese ilegale, me afat deri në tetor të këtij viti. Largimi i këtyre objekteve parashihet deri në mesin e vitit 2021. Për Strugën deri në tetor të vitit 2020 parashihet mbyllja e plotë e deponisë së egër të qytetit që gjendet në hyrje të qytetit, kthimin në gjendjen e parë të hapësirës së plazheve të ndërtuara ilegalisht në pjesën nga Struga deri në Kalishtë deri në tetor të këtij viti, si dhe pengimin e shkatërrimit apo ndezjes së kallamit nga Struga deri në Kalishtë. Pikërisht dy masat e fundit kanë të bëjnë me problemet më të mëdha me të cilat Struga ballafaqohej gjatë vitit.
Miki Trajkovski
Loading…



