Dalja deri në orën 13 në komunën e Strugës është 12.81 për qind, ndërsa në Vevçan rreth 16 për qind, kanë bërë të ditur nga Komisionet komunale zgjedhore.
Nga 60.169 të regjistruar në Strugë, në 101 vendvotime të drejtën e votës e kanë realizuar 7.701 persona. Të drejtën e tyre kushtetuese në referendum e kanë realizuar edhe 333 qytetarë të Vevçanit nga gjithsej 2.038 të paraqitur në Listën zgjedhore.
Kryetarja e KKZ në Vevçan, Paraskeva Gogoska- Kukoska për MIA ka informuar se votimi zhvillohet qetë, pa parregullsi dhe ndërprerje.
Në Strugë, nga ana tjetër është vërejt transparent në vendvotimi në fshatin Misleshëvë, si dhe fotografim me telefon celular nga ballkoni në afërsi të vendvotimit në SH.F “Vëllezërit Milladinovi” në qytet. Policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e rasteve, ndërsa personat që kanë fotografuar janë thirrur në bisedë në stacionin policor.

