Pas gjithë peripecive, punimet me pishinën e mbyllur janë drejt përfundimit për kënaqësinë e madhe të notarëve, vaterpolistëve, të gjithë sportistëve dhe të gjithë qytetarëve të Strugës, njofton në rrjetet sociale deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski.
Në pishinën e mbyllur në Strugë, e cila për 15 vite ishte gërmadhë dhe deponi, janë duke u zhvilluar punimet e fundit ndërtimore dhe së shpejti pritet t’u dorëzohet sportistëve dhe qytetarëve strugan.
Agjencia për Rini dhe Sport ndërmori iniciativën për restaurimin e pishinës së mbyllur dy vite më parë, pasi kompania fituese e më parë tenderin për shkak të problemeve financiare dhe pandemisë së Covid-it nuk mundi të përmbushte detyrimet e saj, kështu që kontrata u ndërpre në dëm të vetë kompania dhe i është aktivizuar garancia bankare./Lajmi i plotë.