Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi për “Frans24”.
“Shpresoj se do të ketë përparim për IRJM-në sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Nëse kjo marrëveshje do të finalizohet dhe nëse ndërrohet emri në Republika e Maqedonisë Veriore, atëherë mundemi të fillojmë për anëtarësim të IRJM-së në NATO. Sinqerisht shpresoj se këtë mund ta arrijmë”, tha Stoltenberg
Gazetari e pyeti se a ka afat kohor anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Stolenberg u përgjigj:
“Kjo varet prej finalizimit të marrëveshjes në Shkup. Unë shpresoj se do të mundemi të fillojmë me bisedimet për anëtarësim në Samit, përkatësisht të marrim vendim për fillimin e IRJM-së në Samitin e NATO-s në korrik, nëse shkon procedura e ratifikimit dhe referendumit këtë vit”, deklaroi Stoltenberg.