Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa ka theksuar se nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e aleancës.
“Me të vërtetë e përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Cipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm ndihën politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve, por kjo është një çështje e rëndë dhe e ndjeshme. Por, nëse çështja me ermin zgjidhet, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet e anëtare e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke u përgjigjur në pyetjen për zgjerimin e Aleancës tha se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtare të reja, siç ishte vitin e kaluar me Malin e Zi, ndërsa këtë vit do të rishikohen kandidaturat e Bosnjës dhe Hercegovinës, të Gjeorgjisë, por edhe të Maqedonisë.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Fazliu: Rriten pagat e punonjësve në Librat Amë, nënshkruhet marrëveshja kolektive
- Kryetari i IBU-së uron 20-vjetorin, nënvizon suksesin nga një ide në lider rajonal
- M-NAV njoftoi kallëzim penal kundër Tasevskit për zbulimin e informacioneve
- Taravari: Maqedonia po hyn në “Trekëndëshin e Bermudës” me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën
- Katër prokurorë të rinj publikë u zgjodhën në PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në RMV
- Aliu: Pa staf profesional dhe të motivuar nuk mund të ketë sistem shëndetësor të qëndrueshëm
- 10 destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit
- Filipçe: LSDM e futi Maqedoninë në NATO përmes njërës prej procedurave më të shpejta të anëtarësimit

