Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se pret që liderët e vendeve anëtare të Aleancës në Samitin në korrik të sjellin vendim për fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim të tërësishëm të Maqedonisë në NATO.
Stoltenberg pret që të arrihet marrëveshje që Maqedonia të ftohet në anëtarësim të plotë dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësim,por pranimi i vendit do të varet nga epilogu i Marrëveshjes me Greqinë, gjegjësisht pranimi i saj në referendum.
“Pres që shefat e shteteve dhe qeverive të merren vesh për bisedime për anëtarësim, pastaj do të mund të ftojmë IJR e Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme përderisa Marrëveshja finalizohet. Finalizimi nënkupton ratifikim të tërësishëm, referendum dhe votim pozitiv, nëse kjo ndodh jam optimist” përsëriti Stoltenberg.
Stoltenberg tha se përderisa Marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, Maqedonia vështirë që do të marr ftesë për NATO.
b”Nëse IJRM e zbaton dhe finalizon Marrëveshjen me votim pozitiv atëherë NATO-ja do ta ftojë vendin që të bëhet anëtare e plotfuqishme. Kjo është Marrëveshje historike e cila ofron mundësi historike që IJRM të bëhet anëtare dhe i ftoj njerëzit e vendit ta kapin këtë mundësi dhe ta mbështesin Marrëveshjen. Nëse nuk mbështetet Marrëveshja nuk shoh se si është e mundur të ftohet vendi. Kjo është mundësia e parë dhe duhet të kapet”, tha Stoltenberg.
Nga NATO-ja për MIA-n sqarojnë se sekretari i përgjithshëm Stoltenberg pret “inicimin” e negociatave inkuadruese në Samitin e ardhshëm të NATO-s më 11 dhe 12 korrik, por se ato negociata “mund të rrumbullksohen vetëm pasi të finalizohet marrëveshja, duke përfshirë edhe referendumin”, ku, kuptohet, duhet të pranohet Marrëveshja për emrin.