Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka shpallur katër thirrje publike për marrjen me qira të tokës bujqësore deri në 3 hektarë, të shpërndara në 34 regjione në 878 komuna kadastrale. Nëpërmjet këtyre katër thirrjeve mbulohet toka bujqësore në të gjitha fshatrat e vendit, pra thirrja përfshin zonat jashtë zonës urbane.
– Një nga synimet që unë e përvijova që në fillim të mandatit ishte që toka të vinte në duart e fermerëve të vërtetë. Në periudhën e kaluar kemi publikuar disa thirrje dhe shpallje për tokë, kemi lidhur mijëra kontrata, kemi pasur fermerë mirënjohës për të cilët kemi zgjidhur një problem dhjetëvjeçar me tokën që nuk ka pasur status juridik dhe si shtet, efekti ka qenë zvogëlimi i tokave bujqësore të papunuara prej vitesh. 4 thirrjet e fundit publike për tokë deri në 3 ha janë pritur mirë nga fermerët në ditën e parë të shpalljes, që është edhe një konfirmim se po marrim masa të mira që janë në interes të prodhuesve bujqësorë dhe mbarë agrare në RMV – tha ministri i Bujqësisë për “Brif” Nikolovski./Lajmi i plotë.