Slogani i ri i VMRO-DPMNE, “Maqedonia për të gjithë” më në fund do të përmbushet dhe realizohet, është shprehur në në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, deputetja nga partia opozitare, Dafina Stojanovska. E pyetur nëse po kopjojnë LSDM-në, parulla e së cilës në zgjedhje ishte “Një shoqëri për të gjithë”, Stojanovska ka thënë:
– Advertisements –
“Edhe pse dikush, ndoshta për shkak të motiveve të fshehta, mund ta krahasojë këtë parullë me atë të LSDM-së, ndryshimi është se ne me të vërtetë do ta zbatojmë atë. Kur themi – “Maqedonia për të gjithë qytetarët”, ne mbetemi një parti që kujdeset për unitetin nacional maqedonas, por edhe parti që respekton të gjitha nacionalitetet e tjera që jetojnë në Maqedoni”, tha Stojanovska.