Njësia Speciale “Tigrat” sot shënon 41 vjetorin. E edhe në këtë përvjetor përfaqësimi i shqiptarëve në këtë njësi lë për të dëshiruar. Asnjë shqiptarë ende nuk është bërë pjesë e Tigrave edhe pas 41 vitesh ekzistimi të kësaj njësie, deri sa nga MPB mohojnë se shqiptarët janë të diskriminuar.
Ndërkohë krejt e kundërta ka ndodhur vite më parë me njësitin special “Ujqit”. Ku në vitin 2019 presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga këshilltari për siguri nacionale, Blerim Kolalli e dhanë lajmin e madh, duke thënë se për së pari herë te njësiti special “Ujqit” do ketë edhe shqiptarë. raporton Almakos.
“Gjatë vizitës të Batalionit për shërbime speciale “Batalioni i Renxherave” kisha rastin sërish të konfirmojë disiplinën, gatishmërinë, përgatitjen si dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave më specifike. Për herë të parë Njësiti “Ujqit” kanë pjesëtarë të etnisë shqiptare dhe me këtë kontribuon për krijimin e vërtetë të një Armate multietnike që pasqyron shoqërinë tonë. Pjesëtarët e Armatës sonë janë ambasadorët më të mëdhenj me pjesëmarrjen në shumë operacione ndërkombëtare, trajnime dhe stërvitje, interoperative më partnerët dhe shumë shpejt Armatë anëtare e NATO-s”, ka thënë Pendarovski./Almakos