Tani më ish kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, ka paralajmëruar se do të pensionohet. Në konferencë për media, ai deklaroi se katër vite pasi ka marrë në dorë komunë, po e lë atë me 72 milionë denarë në xhiro-llogarinë, me të gjitha shpenzimet e mbuluara.
“Deri më sot, Komuna e Karposhit ka të ardhura prej 700 milionë denarësh, ndërsa deri në fund të vitit do të arrijë pothuajse 800 milionë denarë. Me fjalë të tjera, mora një komunë me 6 milionë euro të ardhura dhe 6.5 milionë euro borxh, ndërsa sot po lë një komunë me 13 milionë euro të ardhura. Ajo që është më e rëndësishme, është se të ardhurat e komunës janë rritur gjatë një mandati katërvjeçar, i cili konsiderohej si periudhë e deinvestimeve”, tha Jakimovski.
Jakimovski tha në Karposh po ndërtohet vetëm një ndërtesë e lartë, dy objekte në Momin Potok dhe tre ndërtesa më të vogla me nga pesë kate secila.
“Ndryshe nga ne, ka komuna ku aktualisht po ndërtohen mbi 80 ndërtesa banimi më të larta se gjashtë kate. Kjo vetëm tregon sa të aftë kemi qenë në menaxhimin e të ardhurave dhe si Komuna e Karposhit, përmes rritjes së të ardhurave tatimore, arriti ta stabilizojë komunën dhe ta kthejë atë në një projekt vetëqëndrueshëm”, shtoi më tej Jakimovski.
Siç shtoi ai, më 4 nëntor 2021 nuk kishte trashëguar asnjë projekt serioz infrastrukturor, ndërsa sot, lë pas vetes 4 projekte në zhvillim, 12 projekte për të cilat janë nënshkruar kontratat dhe kompanitë janë futur në punë, 4 projekte që janë në proces tenderimi dhe edhe 6 projekte të miratuara nga Qeveria me një vlerë totale mbi 9.5 milionë euro
. Përveç kësaj, janë në fazën e hartimit edhe 10 projekte të tjera infrastrukturore, ndër to edhe një garazh me disa kate për Karposh 1.
Data 22.02.2026
Aktuale
- Daut Beqiri: Flamuri shqiptar gjithmonë do të jetë prezent në ndeshjet e Shkëndijës së Haraçinës
- Ramazani dhe paradoksi i lëmoshës
- VLEN: Korridori 8, projekti më madhështor i infrastrukturës në rajon merr formë konkrete
- Arbër Ademi: Incidentet pasojë e mosndëshkimit të atyre që nxisin urrejtje
- Në Shkup çmimi i banesave arrin deri në 3.000 euro për metër katror, pritet rritje e mëtejshme për shkak të investimeve të fondeve të huaja
- Shkoi në Itali si turist, 26-vjeçari shqiptar kapet në trafik kokaine! Droga iu gjet e fshehur në…
- Ali Ahmeti pjesë e Këshillit Organizues për Epopenë e UÇK-së
- “Më gjeni një rrugë të iki në shtëpi!” – E bllokuar prej orësh në juglindje, gruaja humb ndjenjat


