Shumë pak dimë për Kovid-19, infeksioni dhe sëmundja janë seriozisht të paparashikueshme – vetëm kjo është e sigurt. Megjithatë, përvoja e deritanishme tregoi se 80 për qind e pacientëve zhvillojnë simptoma shumë të lehta ose aspak nuk i vërejnë. Qytetarët duhet të kenë frikë, por, nuk guxojmë të krijojmë panik, tha drejtoresha e Klinikës Infektive dr.Milena Stevanoviq në emisionin e sontëm “Top tema”.
Sipas saj, ka ende pyetje pa përgjigje edhe se vallë pacientët e shëruar përsëri mund të sëmuren nga virusi korona, cilat ilaçe janë më të mira, pse është kështu te disa, e ndryshe te njerëz të tjerë. Rekomandimi është, ata që janë lëshuar nga spitali pas dy testeve të njëpasnjëshme, edhe 14 ditë të mbeten në izolim shtëpiak.
Stevanoviq siguron se asnjë pacient në vend nuk është lënë pa kujdes maksimal. Po bëhen përpjekje maksimale që të shpëtohet jeta e secilit. Si do të jenë statistikat, nuk dihet. PandePOST duhet të përfundojë së pari dhe tani është prioritet mjekimi.
Ka, shtoi, edhe fëmijë të infektuar, por ata nuk janë të sëmurë, nuk kanë zhvilluar kurrfarë simptomash për çka edhe nuk ka nevojë për hospitalizim të tyre.
Ajo bëri thirrje që të mos merren ilaçe kokë në vete. Më së miri është pacientët të cilët dyshojnë se kanë virus korona, të tregojnë se cilat sëmundje kronike i kanë sepse terapia është e ndryshme varësisht gjendjes gjithëpërfshirëse shëndetësore të personit.
Mikrobiologja Gollubinka Boshevska nga Instituti i Shëndetit Publik e cila merr pjesë në këtë emision përmes skajpit, theksoi se nga stadi i sëmundjes varet nga lloji i mostrës që merret për analizën laboratorike. Gjatë kësaj, që të kemi rezultat të saktë, janë shumë të rëndësishme ruajtja, transporti dhe përpunimi i mostrave.
Prej gjithsej 354 personave të sëmurëve nga virusi korona, 59 janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.