Deputetët e VMRO-DPMNE-së, edhe sot kanë vazhduar që të përdorin deklaratat e zyrtarëve dhe deputetëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët për platformën e Tiranës. Ata thonë se pikërisht këta deputet kanë demantuar LSDM-në dhe kanë konfirmuar dyshimet e VMRO-së.
“Po të kishit dashur të zgjidhni kryetar Kuvendi ju do të kishit hequr dorë nga ndërhyrjet procedurale dhe debati do të vazhdonte. Por juve ju dhemb se Gëzim Ostreni dhe deputetët e Aleancës për shqiptarët e konfirmuan se ekziston platforma e Tiranës”, tha Stevananxhija.