01 May
Prokurori Publik, Marko Zvërlevski do t’i shkaktojë dëme të mëdha procedurës për zbardhjen e plotë të dhunës në Kuvend, thotë ish kryeprokurori Stevan Pavleski. Sipas tij, fakti që me këtë rast merren gjashtë prokurorë nuk do të thotë asgjë, duke marrë parasysh lidhjet e Zvërlevskit me policinë dhe kryesinë politike të VMRO-DPMNE-së.
Për Republikën e Maqedonisë është fatkeqësi e madhe që prokurorë publik në këtë moment është Marko Zvërlevski, ndryshe vazal i dëshmuar policor vitet e kaluara dhe ne nuk presim që ai të bëjë diçka reale ngase do të bëjë çmos që t’i zhvlerësojë dhe t’i diskualifikoj të gjitha veprimet kriminele që i pamë në televizion si qytetarë –deklaroi Stevan Pavleski, ish prokuror publik i RM-së në një telefonatë për Alsat M.
Ndryshe, të dyshuarit për ngjarjet në Kuvend tani për tani ndiqen vetëm për veprën pjesëmarrje në turmë që do ta ndalojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës. Nga Prokuroria nuk ka informacion nëse do të kërkohet përgjegjësi nga organizatorët e protestave, nga zyrtarët politik dhe policor. Pavleski thekson se ekzistojnë kushte që presidenti Gjorgje Ivanov, kryeparlamentari Tarjko Veljanovski dhe lideri i VMRo-DPMNE-së Nikola Gruevski të dyshohen për pjesëmarrje për veprimtari kriminale.
Në këtë drejtim mund të kërkohen kualifikime për bashkëpjesëmarrje për veprimtari armiqësore, por në mendoj se është tradhti e madhe fakti që veprimet e grupit dhe bandës në Kuvend në fakt paraqesin veprime që paraprakisht ishin të nxitura nga këta tre persona. Një veprim nuk guxon e të mos kualifikohet e ai është veprimi ndaj zotëri Selës. Nuk ka dilemë se ndaj tij është kryer vepra penale urrejtje/mosdurim në bazë nacionale, racore dhe fetare dhe kjo është e dënueshme me ligj – theksoi Stevan Pavleski.
Për dhunën e ushtruar në Kuvend katër personave i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa shkon në tetë numri i të ndaluarve. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, një ditë pas ngjarjeve të dhunshme deklaroi se sulmet ndaj deputetëve janë përpjekje për vrasje me planifikim dhe paramendim.
Mirko Trajanovski

