Stejt Departamenti amerikan i shprehu falënderim Maqedonisë për shkak të përgjegjësisë së treguar për shtetasit e saj të cilët ishin marrë peng në Siri nga Forcat Demokratike Siriane, ndërsa kanë luftuar në anën e SHI-së, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Uashingtoni.
“Maqedonia jep shembull të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare të cilin duhet ta ndjekin të gjitha anëtarët e Koalicionit për shkatërrimin e SHI-së”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Stejt Departamentit.
Shtoi se sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së 2396 nga viti 2017 dhe 2178 nga viti 2014, luftëtarët e huaj terrorist janë sfidë e përbashkët e sigurisë që kërkon përgjegjësi kolektive nga bashkësia ndërkombëtare.
“Është kritike të ekzistojë bashkëpunim ndërkombëtar për ballafaqim me kërcënimin nga luftëtarët e huaj terrorist të marrë peng nga Forcat Demokratike Siriane. Përgjegjësia për ata individë të cilët kanë shkuar për në Siri dhe i janë bashkëngjitur SHI-së është kritike në përballjen me këtë kërcënim”, deklaruan nga Stejt Departamenti.
SHBA-ja u bën thirrje vendeve të tregojnë përgjegjësi për shtetasit e tyre të cilët janë bërë terroristë, ndërsa janë mbajtur nga Forcat Demokratike Siriane.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, dje kumtoi se kanë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se si luftëtarë të të huaj terroristë në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak. Ata janë arrestuar në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit global për shkatërrimin e SHI-së dhe Forcave Demokratike Siriane. Pas shtetasve të Maqedonisë S.R. 1990, Xh.A. 1993, B.F. 1994, O.ZH. 1987, E.O. 1994, I.SH. 1977, А.М. 1995, është shpallur flet-arrest ndërkombëtar dhe sipas nenit 322a dhe 394a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë kundër tyre janë parashtruar kallëzime penale në suaza të aksioneve policore „Celula 1“ nga gushti i vitit 2015 dhe “Celula 2 nga korriku i vitit 2016, kumtoi MPB-ja.