Ministrja e re e Kulturës Irena Stefoska sot zyrtarisht e ndërmori funksionin. Detyra kryesore në të cilën si ministre do t përkushtohet gjatë këtij mandati, siç theksoi, është mbrojtja e trashëgimisë kulturore por edhe ndërprerja e sjelljes barbare ndaj trashëgimisë kulturore.
Stefoska pas ndërmarrjes së funksionit deklaroi se do të punojë në konsolidimin e njohurive që ta ruajë, siç tha lidhjen vitale të amallgamit tonë kulturor, por trashëgimia e përbashkët me praktika estetike edukative kulturore bashkëkohore dhe të ardhshme madje edhe ekonomike.
“Pozicionin ministër të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranova si nder dhe përgjegjësi edhe më të madhe. Edhe një herë flas për përgjegjësi, sepse është plotësisht e qartë për mua që ne si shtet të vetmen gjë që kemi në dispozicion dhe me të cilën mund të njihemi dhe pranohemi në një kontekst botëror është kultura.
Sipas saj, kultura jonë është lidhja e gjallë me modernitetin tonë, kjo na bën ajo që jemi dhe i projekton udhëzimet për të ardhmen tonë.
Ish ministri i Kulturës Hysni Ismaili i cili sot e dorëzoi funksionin, theksoi se funksioni e dorëzon në duart të sigurta, dhe se shpreson se ministrja e re në mënyrë më të mirë të mundshme do të përballet me sfidat të cilat e presin gjatë mandatit të saj.
“Sot e dorëzoj funksionin ministër të Kulturës ministres së ardhshme Irena Stefkova. Kam kënaqësi dhe nder të madh sepse e dorëzoj funksionin ministër në duart të sigurta. Siç e dini ministrja e ardhshme është njeri që vjen në kulturë ka qenë për shumë vite në trupa parlamentarë për kulturë ka njohuri të mira dhe shpresoj se në mënyrë të mirë sa më të mundshme do të përballet me sfidat të cilat e presin gjatë mandatit të vet”. tha Ismaili.
Theksoi se arritjet e shumta në Ministrinë e Kulturës gjatë mandatit tim veçanërisht ka qenë i kënaqur në arritjet e dy qëllimeve. Qëllimi i parë, siç tha, miratimi i Ligjit për kulturë i cili tani do të jetë në procedurë parlamentare dhe i dyti, sipas tij edhe më i rëndësishëm nënshkrimi i marrëveshjes kolektive.