Në një bisedë ekskluzive për portalin tonë, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski nodton për projektet e realizuara në të gjitha vendbanimet gjithandej në komunën e Gazi Babës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo politike të popullatës.
“Ne investojmë dhe zbatojmë projekte në të gjitha vendbanimet. Për mua nuk ka ndarje të qytetarëve në përkatësi etnike dhe fetare. Shembulli i fundit është ndërtimi inrrugës ‘Hristofer Zhefaroviq’ në Hasanbeg, ku jeton popullata shumicë shqiptare, e cila vite më parë ishte gënjyer për ndërtimin e kësaj rruge”, deklaroi Stefkovski.
Si shembull tjetër ai përmend se gjithashtu, komuna me mjetet e veta ndërtoi fazën e parë të kanalizimit fekal në fshatin Straçincë.
“Poashtu në këtë fshat kemi ndërtuar dhe një fushë sportive me barë artificial. Me kërkesë të komunës, aktualisht në Straçincë është duke u ndërtuar edhe faza e dytë e kanalizimit fekal me mjete nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thekson Stefkovski.