Kompania amerikane startup “Transformohu” (Transformify Inc.), e formuar nga themelues maqedonas dhe e cila gjendet në Shkup, sot lëshoi në përdorim platformën inovative për automatizim dhe integrim, e cila me ndihmën e intelegjencës artificiale (AI) i automatizoi detyrat e përditshme duke i shndërruar fjalët në aksione konkrete (text-to-actions).
Platforma e ashtuquajtur “Transformo Automejt- Kopiloti i juaj për automatizim” (“Transformify Automate – Your AI Copilot for automation”) në nivel global i sfidoi produktet e kompanive më të mëdha internacionale si Microsoft Poëer Automate, Zapier, WebfloW dhe të tjerë.
Në krijimin e kësaj platforme, kompania u udhëhoq nga fakti se ChatGTP dhe intelegjenca artificiale përgjithësisht në tërësi e ndryshuan botën dhe mënyrën se si i kryejmë detyrat e përditshme personale dhe profesionale.
“Transformimi digjital bazohet në njerëzit, kulturën, teknologjinë dhe proceset. Ne e siguruam teknologjinë AI. Është aq e thjeshtë.” – Ratko Projkovski, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Transformohu.
Në përgjithësi, platforma e demokratizoi automatizimin e proceseve dhe integrimit, me cka e afroi teknologjinë e avancuar deri te secili përdorues, pa marr parasysh përvojës së tij teknike dhe biznesore. Me një gjuhë të thjeshtë dhe të përditshme, shfrytëzuesi duhet ta përshkruaje rezultatin përfundimtar dhe kopiloti në mënyrë automatike do ta krijoje, vizualizoje dhe kryeje procesin.
Kjo i nënkupton të gjitha operacionet e avancuara që janë përpunimi i teksteve, fotografive, konvertimi i dokumenteve në cilin do format, postimet e caktuara kohore në rrjetet sociale, notifikimet, porosite e imejlave e të ngjashme.
Platforma përfshinë edhe skenarë komplekse karakteristike për biznes sektorin, ashtu si janë integrimi me sisteme të ndryshme të kompanisë, shfrytëzimi i protokolleve të ndryshme për komunikim, operacione që janë të lidhura me bazën e të dhënave, përpunimi dhe transferimi i të dhënave, nënshkrimi digjital, e të ngjashme.
Transformohu tashmë ka vënë partneritet strategjik me kompanitë Microsofot dhe OpenAI si liderë në sferën e intelegjencës artificiale. Kjo i mundëson kompanisë që përmes qasjes së hershme deri te teknologjia e fundit, në mënyrë proaktive të marr pjesë në punën hulumtuese për zbatimin e modeleve të mëdha (LLMs) ashtu si janë GPT-4, ChatGPT Plugins – plugin funksional për ChatGPT dhe tjera.
Të gjithë të interesuarit munden që falas të regjistrohen në këtë platformë përmes këtij linku dhe njëherit të japin edhe përkrahje për Product Hunt këtu.