Në më shumë se 34 vendbanime në shtet, urgjentisht janë të nevojshme stacione pastruese. 17 stacione pastruese në Maqedoninë e Veriut në tërësi janë jo funksionale.
Ujërat e zeza nga familjet dhe industria janë problem serioz për ambientin jetësor, por shteti nuk është duke ndarë as mjete për modernizimin e atyre aktualeve e as për ndërtimin e stacioneve të reja filtruese, për shkak të së cilës ashtu si thuan, mungesë e mjeteve për investime.
Zgjidhja ekziston në mjetet rreth gjysmë milliard euro për stacione pastruese nga fondet ndërkombëtare dhe BE-ja, por për të arritur deri te to është e nevojshme dituri dhe kapacitet i institucioneve për përgatitjen dhe menaxhimin me projektet.
Problemi i parë me të cilin përballen komunat dhe ndërmarrjet publike është mungesa e personave profesional të cilët dijnë që të përgatisin dokumentacionin projektues dhe aplikimin, si dhe të udhëheqin me procesin nga ideja deri në ndërtim dhe një menaxhim efikas me proceset e stacioneve pastruese. Me fjalë të tjera mungon interesi dhe dituria.
Si njëra prej mundësive të rralla serioze për dalje nga situata e palakmueshme është programi për stacione pastruese të RCDN, e cila realizon trajnime për tre segmentet më të rëndësishme nga ky problem:
- Trajnim për kryetarët e komunave, ministritë, drejtorët e ndërmarrjeve publike, që të sjellin vendime me përgjegjësi, pasi që stacionet pastruese janë investim i madh ku nuk guxojnë që të ndodhin eksperimente dhe improvizime ,
- Trajnim për inxhinier dhe menaxher për atë se gjithçka që është e nevojshme për përgatitje, shkrimin e projektit dhe aplikimin si dhe menaxhimin me procesit të përgatitjes së dokumentacionit,
- Trajnim për personelin në stacionet ekzistuese, për shtimin e njohurive dhe aftësive dhe rritjen e efikasitetit të punës në stacione dhe mirëmbajtjen e tyre si dhe uljen e harxhimeve për trajtimin e ujërave të zeza.
Më shumë detaje për programin e trajnimeve dhe ku mund të paraqiteni për të njëjtat mund të gjeni në këtë link.
Nëse opinioni bëhet i zëshëm dhe kërkon zgjidhje, pushteti lokal dhe ndërmarrjet publike do të duhet që të reagojnë ndaj këtij problemi të madh dhe të rrezikshëm.
Që të mos çkyçen stacionet me qëllim të mos harxhojnë rrymë, por të njëjtat të punojnë në mënyrë efikase dhe me harxhime më të vogla.
Për të gjitha vendbanimet që të fitojnë stacione pastruese dhe ujë jo të ndotur.
Për ambient të pastër dhe të sigurt.
Këto janë probleme të cilat duhet ti zgjidhim sot, pasi që nesër do të bëhet vonë. Koha po ecë.