Sportistët e vitit të Shkupit për vitin 2017 janë:
10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë seniore (meshkuj dhe femra)
- Stojance Stoilov – Klubi i Hendbollit VardarPjesëmarrësi në Ligën e Kampionëve 2016/2017 i cili me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen e turneut në Keln, Gjermani.
- Dejan Georgievski – Klubi Taekvando Butel
Vendin e parë në kampionatin e seniorëve mbajtur në Sofje – Bullgari.
- Sara Ristevska – Klubi i Hendbollit të Grave Vardar
Pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve 2016/2017 dhe me klubin e saj fitoi vendin e dytë në Ligën e Kampionëve në Budapest – Hungari.
- Sara Radiçevska – Klubi i Karatesë- Makpetrol
Vendin e 5-të në Kampionatin Europian në Kocaja, Turqi.
- Evgenij Pop Acev – Klubi akademik për not -vaterpolo – Student
Vendin e parë në rang listën botërore në notin e largët.
- Nenad Kelebic – Klubi i karatesë Cvetan Dimov
Për vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik dhe vendin e 46-të në rang listën botërore.
- Berna Sherifovska – Klubi i xhudos- Mioki
Për vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik në Shkup.
- Enes Smajlagic – Klubi i karatesë Cvetan Dimov
Për vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik dhe vendin e 55-të në rang listën botërore.
- Drita Islami – Klubi i Atletikës – Rabotnicki
Për vendin e parë në Kampionatin Evropian – divizioni i tretë, 400 metra pengesa dhe vendi i 5-të në Kampionatin Evropian, divizioni i tretë, 200 metra.
- Boban Nikolov – Klubi i Futbollit – Vardar
Pjesëmarrja me klubin e tij në grup në Ligën Evropiane të UEFA, ku për herë të parë në histori, garoi një klub maqedonas.
5 sportistët më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve (meshkuj dhe femra)
- Petar Zaorski – klubi i Karatesë – Makpetrol
Medalje e bronzit në Kampionatin Evropian në Sofje – Bullgari, U21.
- Filip Kuzmanovski – Klubi i hendbollit -Metalurg
Anëtar i reprezentacionit rinor dhe fitues i vendit të 6-të në kampionatin botëror në Alzhir, U21.
- Monika Pendarovska – Klubi i karatesë – Makpetrol
Medalja e Artë në Kampionatin Ballkanik në Herceg Novi, Mali i Zi.
- Elmedin Sejfulahu – Klubi i mundjes – Liria 2010
Vendi i dytë në kampionatin ballkanik në Bursa, Turqi.
- Hamza Jashari – Klubi i xhudos – Mioki
Vendi i tretë në kampionatin ballkanik për kadetë dhe vendin e pestë në kampionatin evropian për kadetët.
Kategoria më i talentuar më i ri – kadet për vitin 2017
- Aid Salihashi – Klubi i mundjes – Tefejuz
Për vendin e parë në kampionatin ballkanik në Slloveni.
Trajneri më i suksesshëm
- Raul Gonzalez – Klubi i Hendbollit – Vardar
Pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve 2016/2017 dhe me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen e turneut në Këln, Gjermani.
Ekipi më i suksesshëm sportiv nga Shkupi
- Klubi i hendbollit Vardar
Kampion evropian për vitin 2017, e fitoi vendin e parë në finalen përfundimtare në Këln, Gjermani.
Sportisti më i suksesshëm – i huaj që luan në ekip nga Shkupi
- Arpad Sterbik – Klubi i Hendbollit Vardar
- Pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve 2016/2017 dhe me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen përfundimtare në turneun në Këln, Gjermani dhe u shpall lojtari më i mirë në hendboll në botë për vitin 2017.
Sportisti më i suksesshëm në kategorinë e personave me nevoja të posaçme
- Andrej Stojanoski – Klubi i Notit – Beta
Për vendin e katërt në Lojërat Olimpike për të shurdhër në 400m, mbajtur në Samsun, Turqi.
- Florens Geret – Klubi i notit -Beta
Për vendin e parë në disiplinën 50 metra në stilin me shpinë në Kampionatin Europian për persona me sindrom të daunit, mbajtur në Paris, Francë.