Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka vendosur të “sakrifikojë” dhe të shesë Vinicius Junior nëse sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe arrin në Santiago Bernabeu këtë verë.
Kanë kaluar pak më shumë se dy javë më parë që kur drejtori i OK Diario, Eduardo Inda raportoi në programin e popullarizuar El Chiringuito de Jugones se Real Madridi po konsideronte një shitje të sulmuesit anësor, Vinicius Jr.
Tani është gazeta e njohur sportive Sport, e cila raporton se pikërisht ylli brazilian do të jetë i sakrifikuari për transferimin e Mbappes, pasi vendimi është marrë edhe nga një perspektivë futbolli.
Kjo për shkak se besohet se Vinicius dhe Mbappe janë “të papajtueshëm” në fushë pasi ata të dy zënë krahun e majtë të sulmit – edhe pse francezi është më se i aftë të luajë edhe si qendërsulmues.
Perez e sheh Mbappen si lojtarin më të mirë të planetit në të ardhmen, ndërsa Vinicius Jr – edhe pse padyshim lojtar i klasit botëror – nuk është bërë “Neymar i ri” që pritej prej tij kur Real Madridi i pagoi 45 milionë euro klubit të fëmijërisë, Flamengo, për shërbimet e tij në vitin 2018.
Gazeta Sport sugjeron se Vinicius Jr duke u tallur me golin e tij me dorë në fitoren 3-2 të së dielës ndaj Almerias, i jep Perezit arsye për të kërkuar largimin e tij gjithashtu, në një shenjë të polemikave të pafundme të 23-vjeçarit që shpesh e shohin atë të përplaset me lojtarët kundërshtar dhe tifozët e tyre.
Nëse Vinicius Jr do të dilte vërtet në treg për shkak të ardhjes së Mbappe – i cili, sipas Footmercato tashmë ka rënë dakord për kushtet me Real Madridin – ai do të kishte pafund ekipe të interesuara për transferimin e tij.
Gjigantët e Ligës Premier, Manchester United, janë lidhur me një lëvizje për brazilianin kohëve të fundit ashtu sikurse ekipi aktual i Mbappes, PSG, që mund të jenë gjithashtu të interesuar ta bëjnë atë zëvendësuesin e francezit në Parc des Princes.