Pas vdekjes së lehones nga Kërçova, Spitalit privat “Santa Plus” i’u dha ndalesë pas vendimit të Inspektoriatit Shëndetësor.
“Dje Sanitari Shtetëror dhe Inspektorati Shëndetësor kryer një inspektim të veçantë në Spitalin privat Sante Plus, në përputhje me Ligjin, pas të cilës janë gjetur mangësi kurse nga ISH kanë vendosur që t’i jepet ndalesë, deri në eliminimin e mangësive”, thonë nga inspektoriati.
Javën e kaluar një grua 31-vjeçare nga Kërçova ka vdekur në spital pas lidjes me skesion cezarian.Nga informacionet jozyrëtare thuhet lehonnja të ketë vdekur për shkak të alergjis nga anestezioni i cili thuhet të i’a ketë mbyllur rrugët e frymëmarrjes. Mjekët ishin përpjekur për t’a kthyer në jetën një orë por pa sukses, më pas është zhvedosur fëmija nga barku i nënës i cili gjithashtu kishte qenë pa oksigjen.
Deri më tani ende nuk është e njohur nëse vdekja ka ndodhur në spitalin privat ose në Karina pasi që nga të dyja palët refuzohet pacientja të ketë vdekur në spitalin e tyre. Fëmija, megjithatë, është në gjendje të qëndrueshme, por ende merr terapi mjekësore.
Almakos