Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Musa Xhaferin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si dhe me Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së.
Gjatë takimit u diskutua roli i shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe në avancimin e procesit të integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Spiropali theksoi mbështetjen e Shqipërisë për angazhimin konstruktiv dhe për diplomacinë parlamentare si një instrument i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal.
Po ashtu, ajo nënvizoi pritshmërinë për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si standard kyç për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.






