Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, foli edhe për zbatimin e gjuhës shqipe.
Ajo deklaroi se shpreson që ligji për gjuhët të zbatohet tërërsisht, duke shtuar se cenimi i gjuhës shqipe në çfarë do forme, cenon identitetin e shqiptarëve.
Spiropali tha se shpreson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.
“Gjuha shqipe, së paku për ne, është e shenjtë dhe ajo ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë, padyshim se dhëmb shumë dhe cenon këtë identitet që në ofrojmë në këtë botë të madhe në rajon e më tej si vlerën tonë. Njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për mundësinë e ndryshimeve të mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese por presim që trazime të tilla të kenë zgjidhje sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Elisa Spiropali.
Data 12.07.2025
Aktuale
- Hetimi i Turqisë ndaj Spotify për fyerje të besimeve fetare dhe irritime ndaj Zonjës së Parë
- “Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
- ‘Vorbull’ në Policinë e Shtetit, ndryshime emrash në disa komisariate të vendit
- Saliu: 50 milion denarë shtesë në buxhet për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara
- Gjuha e trupit: Si të kuptojmë domethënien e kërcitjes me gishta gjatë bisedave
- Pamjet ku efektivët po krehnin zonën me kallashnikov në Theth, reagon Kisha Katolike: Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo
- Pas vizitës në Srebrenicë, Gashi vizitoi edhe varrin e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq
- Aksioni në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje, Qendresa Qytetare: Inspektori i IKMT ofendoi banorët, degradim i instancave ligjzbatuese