Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në shenjë respekti për të vdekurit në Çikago në vitin 1886 në grevën për kohën e punës tetëorëshe, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj në Protestë të 1 Majit, me të cilën kërkon urgjentisht të ndalet injorimi i problemit të kushteve të punës së gazetarëve dhe punonjësve medialë.
“Obsesioni i menaxhmentit për zvogëlim të shpenzimeve dhe maksimalizimi i produktivitetit solli derinë stres të vazhdueshëm 24 orësh, shitje të teksteve me çdo çmim, rritje të problemeve shëndetësore për shkak të kushteve të punës, mes të cilave edhe raskapitja. Kjo gjendje e cila është përditshmëri për shumë gazetarë dhe punonjës medial të Maqedonisë, reflektohet jo vetëm ndaj cilësisë së punës së tyre dhe motivimit, por është e dukshme edhe në shoqëri, e cila gjithnjë e më pak u beson ngjarjeve të prodhuara nën presion dhe gjithnjë e më pak i beson profesionit, i cili veçmë u bë sinonim i korrupsionit të lehtë dhe të paguar dobët”, kumtojnë nga SPGPM.
Sipas SPGPM-së, gazetarët e Maqedonisë dhe punonjësit medialë paguhen nën mesataren shtetërore, trendi i pasigurisë, puna e ngarkuar është në rritje të përhershme, nuk investohet në fuqinë punëtore, ndërsa menaxherët megjithatë edhe nuk kanë problem të flasin për mediat vetëm si biznes, duke e harruar rolin shoqëror dhe përgjegjësinë që e kanë.
“Ky komoditet i pronarëve të mediave del nga injorimi i problemit të punonjësve dhe kushteve profesionale, të cilat qeverisin në redaksitë nga ana e pushtetit për shkak se SPGPM përgjegjësinë e vendos aty, në institucionet e sistemit, të cilat detyrohen të sigurojnë atmosphere, e cila do të nxit dialog social dhe zgjidhje të çështjes së kushteve të punës, të cilat disa vite me rradhë janë apostrofuar në të gjitha raportetet për liri të mediave në Maqedoni”thuhet në kumtesën e SPGPM-së.
Sipas Sindikatës, shkalla e rinisë nuk matet me numrin e mediave, por me pavarësinë redaktuese, kredibilitetin dhe integritetin e gazetarisë, e cila në to praktikohet.Ndërsa kjo, potencohet se nuk është e mundur me gazetarë dhe punonjës medial të paguar dobët dhe të frikësuar. Të dekurajuar për luftë për të drejtat e tyre, ata nuk do të mund të jenë zëri i atyre pa favorizim dhe rojtar të demokracisë, ndërsa pikërisht këtu, theksohet, shikohet shkalla e lirisë dhe kapacitetit demokratik i një shoqërie.
“Për atë i nxisim dhe inkurajojmë pronarët e mediave dhe përfaqësuesit e Qeverisë përgjegjës për këtë problem, që të kthehen drejt sigurimit të kushteve për nënshkrim të marrëveshjeve kolektive dhe në nivel të degës edhe në nivel të punëdhënsve me Sindikatën që kujdeset për gazetarët dhe punonjësit medial- SPGPM”, porosin nga Sindikita.
Ndërsa protesta e 1 majit fillon në orën 13:00 nga sheshi i Shkupit, “Kryengritja e Karposhit”(Filipi i dytë), e pastaj marshohet deri në Kunved dhe Qeveri.