Biznesmeni Sead Koçan, sot në mëngjes është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Bashkë me avokatin Nikolla Dodoevski, i dyshuari i rastit “Trust”, për herë të parë është paraqitur në PSP. Pas daljes nga Prokuroria në pyetjen se ku ka qenë “në udhëtim zyrtar”, Koçan nuk është përgjigjur. Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga Specialja, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro. Kërkesën për paraburgim Specialja e mbështet me faktin se kompania Transmet akoma merr tender shtetërore dhe se i dyshuari mund ta përsërisë veprën.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

