Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon ndryshimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Ky vendim vjen pas kërkesës për mbrojtën e legjitimitetit nga Marko Zvërlevski për heqjen e masës së paraburgimit për afaristin Sead Koçan.
Në njoftimin për media PSP theksohet se kryetari i Supremes ka qenë pjesë e bisedave të përgjuara telefonike gjatë periudhës që mbante funksionin më të lartë në gjykatë.
PSP dyshon për anësim të mundshme dhe për këtë është sjell kërkesa për ndryshim në këtë gjykatë.
Edhe pse, Katica Janeva në Supreme ka dorëzuar transkript të bisedës mes kryetarit aktual të kësaj gjykate, Jovo Vangellovski dhe ish-ministrit të transportit, Mile Janakiveski, dëshmi e cila tregon subjektivitetin e mundshëm në përpjekjen e Marko Zvërlevskit për ta shpëtuar Sead Koçanin nga paraburgimi.