Në Çellopek të Komunës së Bervenicës, në rrethinë të Tetovës pasur të shtëna, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy janë plagosur. Policia e Sektorit për punë të Brendshme (SPB) ka ndaluar personin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” i tha Telegrafit në Maqedoni, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.