Që shërbimet tona të mund të jenë më efikase në zbulimin e grupeve të organizuara kriminale të kontrabandimit të emigrantëve më i rëndësishëm është këmbimi i shpejtë dhe i papenguar i informacioneve, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Forumin ministror të BE dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Sofje.
Ai theksoi se ekzistojnë nјë numër i madh i instrumenteve juridike dypalëshe dhe ndërkombëtare me të cilat shtetet tona obligohen në bashkëpunim, pjesëmarrje në ekipe të përbashkëta hetimore, patrulla të përziera të përbashkëta dhe këmbim të informacioneve. “Apo me fjalë të tjera, juridikisht është rregulluar bashkëpunimi ynë. Ajo që duhet në të vërtetë ta bëjmë është që entuziazmin tonë ta drejtojmë drejt bashkëpunimit të vërtetë policor në bazë ditore, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe me vendet е destinacionit përfundimtar të emigrantëve. Rruga e lëvizjes të emigrantëve nga momenti që ata hyjnë në vendet tona, dhe deri te arritja e tyre përfundimtare në shtetet e dëshiruara evropiane-perëndimore mund të japë shumë përgjigje. Përgjigje të cilat e japin fotografinë e plotë për rrjejtin kriminal”, theksoi ministri Spasovski. Ai, potencoi se kriminelët vazhdimisht e ndërrojnë mënyrën e veprimit dhe se format e reja të kontrabandimit nuk përfshijnë vetëm kontrabandim të emigrantëve.