Pavarësia, thonë, do të thotë përhapja e dashurisë, dhe shkatërrimi i urrejtjes, përparim dhe rritje, përgjegjësi ndaj paraardhësve dhe brezave të ardhshëm. Këto janë angazhime që bashkojnë dy vendet tona, pavarësia e të cilave bazohet në parimet demokratike dhe jetën e lirë të qytetarëve, sovranitetin e njerëzve, sundimin e ligjit, drejtësinë, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe demokracinë. Në përpjekjet tona të përbashkëta ne jemi bërë miq të sinqertë dhe partnerë strategjikë, së bashku ne jemi pjesë e familjes së madhe transatlantike të kombeve.
Këtë e porosit ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në statusin e tij në Fejsbuk me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin dërgon urime me dëshirë, për, siç thotë, prosperitet të përgjithshëm të shtetit tonë dhe mirëqenie të popullit miqësor amerikan.
“Së bashku me ju, ne festojmë vlerat që ne ushqejmë së bashku, të cilat bazohen në Deklaratën e nënshkruar të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, saktë para 245 viteve, duke e bërë këtë ditë jo vetëm ngjarjen më të rëndësishme në historinë e kombit amerikan. Ai i kapërcen ato korniza, duke u pozicionuar si një nga pikat më të rëndësishme të përparimit të civilizimit, një ode e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk harrojnë se keni qenë me ne edhe kur kemi hasur sfida edhe kur kemi arritur sukses, që falë mbështetjes suaj të pakursyer kemi arritur të rivendosim demokracinë në vendin tonë, të lëvizim në drejtimin e duhur dhe të të arrijmë qëllimet tona strategjike – të bëhemi anëtare e plotë e NATO-s, të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian, të ndërtojmë një shtet demokratik të qëndrueshëm dhe të sigurt, me reputacion të përmirësuar ndërkombëtar dhe liri dhe të drejta më të mëdha për qytetarët, për të cilat ju falënderojmë nga zemra”, thotë Spasovski në FB.
Ai njëherësh shpreh bindjen se mbështetja amerikane për vendin dhe qëllimet tona strategjike do të vazhdojë edhe më tej.