Qeveria e re do të reformojë policinë duke e vënë atë vetëm në shërbim të qytetarëve dhe do t’i jep fund kontrollit të forcave të sigurisë nga shtabet partiake. Këtë e ka premtuar deputeti i Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në selinë partiake. Spasovski tha se reformat do ti bëjë bashkë me policët profesionist në MPB.
“Bashkë me profesionistët do ti bëjmë reformat e nevojshme me të cilat do të mundësojmë polici që do ti mbrojë vetëm qytetarët dhe jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdoqofshin. Askush më nuk do të guxojë ta keqpërdor policinë nga shtabet partiake dhe në të nuk do të ketë vend për kriminel. Do të sigurojmë polici që në mënyrë joselektive do ta luftojë krimin dhe korupsionin përmes zbatimit të paanshëm të ligjit për të gjithë. Qeveria e re do të qëndrojë fuqishëm pas dinjitetit personal dhe profesional të të gjithë pjesëtarëve të policisë dhe shërbimeve të sigurisë”, tha Spasovski.
Ai premtoi se do të ketë edhe monitoring të punës së policisë me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve eventuale. /SHENJA/

