“Në periudhën e ardhshme duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që përmes dialogut parlamentar të arrihet një konsensus për ndryshimet kushtetuese. Opozita duhet të ambientohet me klimën evropiane dhe t’i përshtatet roleve evropiane, të angazhohet dhe t’i rishqyrtojë në mënyrë autokritike qëndrimet e saj”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit.
Ai shtoi se nuk është e kuptueshme që injoranca politike të detyrojë një model arkaik dhe të portretizojë pavendosmërinë dhe mungesën e vizionit si opozitë.
Sipas Spasovskit, me anëtarësimin në NATO, zhvillimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe fillimin e negociatave me BE-në, vendi nuk është më në izolim ndërkombëtar dhe kemi mbështetje për rimëkëmbjen e shoqërisë nga të gjitha anët.
“Ne u bëmë anëtari i 30-të i NATO-s, kemi një partneritet strategjik me SHBA-në dhe kemi filluar negociatat me BE-në. Me këto partneritete dhe vendime të guximshme shtetërore e mbrojtëm identitetin kombëtar dhe me politikën funksionale të dialogut dhe mirëkuptimit, Maqedonia e Veriut u bë faktor i stabilitetit në Ballkan”, tha Spasovski.